Policia franceze ka arrestuar nëntë persona pas sulmit të djeshëm në periferi të Parisit, ku një i dyshuar i preu kokën një mësuesi.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, hetuesit po përpiqen ta zbulojnë nëse sulmuesi i cili u qëllua për vdekje nga policia, kishte vepruar vetëm apo me bashkëpunëtorë.
Mediet franceze ndërkohë thonë se sulmuesi ishte një 18-vjeçar me origjinë çeçene.
Viktima ishte një mësues historie, i cili iu kishte demonstruar nxënësve të tij disa prej karikaturave të Profetit Muhamed në një orë civile mbi lirinë e shprehjes.
Lidhur me rastin e djeshëm ka reaguar edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili e quajti sulmin si “incident terrorist islamik”.
Katër të afërm të sulmuesit, përfshirë një të mitur u arrestuan disa orë pas sulmit në Conflans-Sainte-Honorine, thanë burimet e policisë.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s