Miqësia me Francën është e pathyeshme! Në takimin e tij të dytë me presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris, Donald Trump është kujdesur të lërë pas krahëve skepticizmin që nxiti përballja e parë mes dy udhëheqësve, ku nervozizmi ishte i dukshëm edhe në gjestikulacione.
Në një konferencë për shtyp në Pallatin “Elysee”, ku zhvilluan një takim prej gati një orë, Trump dhe Macron thanë se kishin rënë dakord mbi rëndësinë e promovimit të tregtisë së lirë dhe rritjes së bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit.
Në një kohë kur në atdheun e tij ka shpërthyer një furtunë politike lidhur me rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale, numri një i Uashingtonit nuk kishte si t’u shpëtonte pyetjeve mbi këtë çështje. Ai mbrojti të birin, Donald Trump Jr., i cili pak ditë më parë publikoi “e-mail”-et që konfirmonin se kishte pranuar të takonte një avokate ruse, që do t’i jepte informacione të dëmshme për demokraten Hillary Clinton, transmeton tch.
Trump e cilësoi djalin e tij si një njeri të mrekullueshëm dhe tha se shumica e njerëzve nuk do ta kishin refuzuar takimin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë mbërriti të enjten në kryeqytetin francez, me ftesë të homologut të tij Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në festimet me rastin e Ditës së Bastijës.
Këtë herë, atmosfera mes dy udhëheqësve ishte më e qetësuar, me Trumpin që prekte miqësisht në shpatull kreun e Elizesë. Presidenti amerikan u prit me nderime ushtarake në kompleksin historik ushtarak “Les Invalides”, ku Macron i tregoi edhe varrin e Napoleonit. Më vonë Trump dhe bashkëshortja e tij Melania do të darkojnë me çiftin presidencial francez në restoranin e famshëm në majë të kullës “Eiffel”.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...