Në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më 4 shkurt, do të përpiqet edhe një herë të dërgojë mesazhin e unitetit për një komb dhe Kongres të ndarë në mënyrë të mprehtë.
Një vit më parë ,Trump përdori adresimin e tij, para dy dhomave të Kongresit për të bërë thirrje për një “epokë të re të bashkëpunimit. ”
“Ne duhet të hedhim poshtë politikën e hakmarrjes, rezistencës dhe ndëshkimit – dhe të përqafojmë potencialin e pakufishëm të bashkëpunimit, kompromisit dhe të mirës së përbashkët”, pati deklaruar Trump.
Fjalimi i këtij viti, do të mbahet në një vit zgjedhor – dhe vetëm një ditë pasi nisi gara për të përcaktuar kandidatin demokrat, i cili do të përballet me Trumpin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Trump do të flasë përpara anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, që e kontrollojnë demokratët, dhe Senatit me shumicë republikane.
Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar dy akuzat në gjyqin për shkarkim të Trumpit, i cili po zhvillohet në Senat.
Ekspertët nuk e hedhin poshtë mundësinë që gjatë fjalimit presidenti Trump të shpërthejë kundër demokratëve për shkak të gjyqit ndaj tij. Ai akuzohet se i ka bërë presion Ukrainës për të hetuar të nominuarin e mundshëm demokrat për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden.
Presidenti ka thënë se akuzat ndaj tij janë rezultat i një “gjuetie shtrigash”, por, ai u tha gazetarëve më 2 shkurt se gjatë fjalimit drejtuar kombit “do të bëj një mesazh, shumë pozitiv”.
Ai ka të ngjarë të flasë për fuqinë ekonomike, papunësinë e ulët dhe një marrëveshje tregtare të negociuar së fundmi me Meksikën dhe Kanadanë, si dhe fazën e parë të një marrëveshje me Kinën që mund të sinjalizojë përfundimin e një lufte të gjatë tregtare.
Në përpjekjen e tij për të nxjerrë në pah unitetin, Trump pritet të flasë për “vlerat amerikane” , liritë fetare dhe mbështetjen për ushtrinë.
Fjalimi i tij pritet të ketë një audiencë prej 50 milionë shikuesve.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...