Ministri i jashtëm i Rusisë Sergey Lavrov ka thënë që nuk ka dyshim që Rusia do t’i përjashtojë diplomatët britanik si përgjigje e veprimeve të nxituara të kryeministres May, transmeton arbresh.info.
“Ju duhet ta kuptoni se ne, si njerëz të edukuar, fillimisht do t’i dërgojmë fjalë Britanisë së Madhe” ka thënë Lavrov kur është pyetur për dyshimet që binë mbi Rusinë për helmimin e spiunit 66 vjeçar dhe vajzës së tij.
Kjo deklaratë është bërë si përgjigje e Kryeministres Britanike May e cila i kishte përjashtuar 23 diplomatë duke i quajtur “oficerë të padeklaruar të inteligjencës ruse”.
Kurse këshilltari i presidentit ka thënë që Rusia do të kundërpërgjigjet, por gjithçka do të varet nga vendimi i presidentit Putin.
Pak më heret zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme e ka akuzuar Londrën për refuzim të ndarjes së fakteve rreth investigimit dhe bërjes së akuzave të pabaza./Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...