Bashkimi Evropian do të fshijë 20 kompani braziliane nga lista e bizneseve që zotërojnë të drejtën për të eksportuar mish drejt 28 shteteve anëtare, rreth një viti pas skandalit të mishit të prishur, njoftoi sot Komisioni Evropian.
”Shtetet anëtare votuan unanimisht pro pezullimit të 20 kompanive braziliane, të cilat gëzojnë aktualisht të drejtën e eksportit të mishit dhe produkteve me bazë mishi (kryesisht shpendëve)”, njoftoi një zëdhënëse e ekzekutivit evropian.
Ky pezullim vjen pas mangësive të konstatuara në sistemin e kontrollit zyrtar brazilian.
Kompanitë e sipërmendura nuk përmbushnin kërkesat e BE-së të përpiluara pas një auditimi të kryer.
Në marsin e 2017, në Brazil shpërtheu një skandal, pasi policia zbuloi se eksportues potencialë të mishit korruptonin inspektorë të shërbimeve të higjienës për të standardizuar mishin e prishur sikur të ishte brenda normave për konsum.
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...