Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë se “nuk do të ketë armëpushim apo pauzim të luftimeve në Liban” derisa të arrihen objektiva e luftës.
Në një postim në platformën X, Katz theksoi se veprimet ofensive të Izraelit “duhet të vazhdojnë të dobësojnë kapacitetet e Hezbollahut dhe të arrijë fitore”, transmeton Telegrafi.
“Do të vazhdojmë të sulmojmë Hezbollahun me tërë kapacitetet derisa objektivat e luftës të arrihen”, shtoi Katz.
“Izraelit nuk do të pajtohet me çfarëdo marrëveshje që nuk garanton parandalimin e terrorizmit dhe derisa të arrihen qëllimet e luftës në Liban, përfshirë çarmatosjen e Hezbollahut duke i dëbuar përtej lumit Litani dhe të lejohen banorët e veriut të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre”, tha për fund ministri i Mbrojtjes. /Telegrafi/
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria
Rodri top prioritet i Real Madridit për këtë verë
Punëtoreve të MABCO-s nuk u lejohet vazhdimi i punimeve në A...
U vra javën e kaluar, 20-vjeçari kosovar varroset sot në Sue...
Spurs e fiton ndeshjen e parë me OKC, shkëlqen Wembanyama
Rama ndan pamjet nga Berati: Turistë nga vende të ndryshme p...