Ministri britanik, Michael Gove nuk e përjashtoi mundësinë që e gjithë Anglia të kalojë në nivelin e katër të kufizimeve.
“Ne po rishikojmë nivelet në të cilat pjesë të vendit duhet të bazohen në prova shkencore”, tha ai, raportoi theguardian.
Qendra e Përbashkët për Biosigurinë (JBC) do të bëjë rekomandime për ministrat dhe kjo padyshim që duhet të jetë një vendim i bazuar në situatën mjekësore, tha ai.
Sipas tij, Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë në gjendje të heqë disa kufizime në lidhje me coronavirusin kur fillon injektimii me një vaksinë të bërë nga Oxford dhe Astrazeneka.
Britania tashmë ka filluar injektimin me një vaksinë të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech. /Telegrafi/
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...