Kancelarja gjermane Angela Merkel në lidhje me tensionet në Detin Azov dhe ngushticën Kerç në mes të Ukrainës dhe Rusisë ka deklaruar se nuk ka zgjidhje nëpërmjet rrugës ushtarake, transmeton Anadolu Agency (AA).
Merkel gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Gjermani-Ukrainë, të organizuar në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, i bëri thirrje Rusisë që të lejohet qasja e Ukrainës në Detin Azov.
Sa u përket tensioneve në relacionin Ukrainë – Rusi, Merkel deklaroi se “Nuk ka zgjidhje nëpërmjet rrugës ushtarake”.
Ndërkohë, mësohet se lidhur me këtë çështje, kancelarja gjermane do të diskutojë me presidentin rus, Vladimir Putin, në Samitin G20 që do të mbahet në Argjentinë.
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës