Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump ka bërë hapjen e fushatës “Be Best” që ka për qëllim mësimin e fëmijëve mbi rëndësinë e shëndetit social, emocional dhe fizik.
Fushata synon të promovojë një jetë të shëndetshme, duke përdorur mediat sociale për qëllime pozitive dhe për luftimin e abuzimit verbal, transmeton portali arbresh.info
“Brezi jonë duhet të marrë përgjegjësi dhe të ndihmojë fëmijët tanë”, tha ajo.
“Siç e dimë të gjithë, mediat sociale mund të ndikojnë pozitivisht dhe negativisht tek fëmijët tanë, por shumë shpesh përdoren në mënyra negative”, shtoi ajo.
“Kur fëmjët mësojnë sjelljen pozitive mbi mediat sociale, atëherë ato mund të përdoren në mënyrë efektive”, tha Trump./Arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë