Autoritetet franceze konfiskuan 10 ton kokainë në portin e Dunkirk, duke e bërë këtë operacionin më të madh të kapjes së kokainës në Francën metropolitane.
Droga, e fshehur në kontenierë, ka një vlerë tregu prej rreth 320 milionë eurosh dhe ka origjinën nga Amerika e Jugut.
Ky konfiskim përbën gati një të pestën e të gjithë kokainës të kapur në vitin 2023. Ministria e Brendshme raportoi gjithashtu se në vitin 2024, kapjet e kokainës janë rritur me 130%, duke arritur në 53.5 ton, krahasuar me 23.2 ton në vitin 2023.
Nga ana tjetër, konfiskimet e kanabisit kanë rënë me 19% në 101 ton në vitin 2024. Kokaina është droga e dytë më e përhapur në Evropë pas kanabisit, sipas Agjencisë së Drogave të Bashkimit Evropian (EUDA)./abcnews.al
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur