Mbi 90 mijë profesionistë të kujdesit shëndetësor vlerësohet të jenë të infektuar me koronavirus në botë, megjithëse numri mund të jetë edhe më i madh, raporton BBC.
Sipas një deklarate të Këshillit Ndërkombëtar të Kujdesit të Infermierisë, sipas të dhënave të mbledhura në vetëm 30 vende, më shumë se 260 infermierë kanë vdekur si pasojë e Covid-19, transmeton portal arbresh.info

Ky këshill u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajën shënime të sakta për parandalimin e përhapjes së infeksionit mes personelit mjekësor.
“Sipas të dhënave tona, numri i punonjësve të shëndetit të infektuar u rrit nga 23,000 në më shumë se 90,000, por kjo nuk është një shifër e saktë plotësisht, pasi ende nuk kemi të dhëna nga disa vende tjera”, tha tha Hoëard Keton, shefi ekzekutiv i Këshillit për Infermieri./arbresh.info/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s