Mbi 600 shtëpi janë shkatërruar si pasojë e aktiviteteve të vullkanit Kilauea në shtetin amerikan të Hawaiit, raporton Anadolu Agency (AA).
Harry Kim, kryetar i Bashkisë së Hawaiit, tha në një deklaratë për mediat në rajonin Hilo se llava e nxjerrë nga vullkani Kilauea i cili u aktivizua muajin e kaluar, ka shndërruar në hi mbi 600 shtëpi në rajonet bregdetare Kapoho dhe Vacationland.
Ndërkohë, guvernatori i Hawaiit David Ige njoftoi se 12 milionë dollarë janë dhënë për ndërhyrje në katastrofën që ka përfshirë rajonin.
Ige tha se ekipet e policisë, zjarrfikësit dhe mbrojtjes civile janë duke punuar prej 40 ditësh pa ndërprerje në rajon.
Afër 2.000 persona në Hawaii janë evakuuar në vende të sigurta për shkak të llavës, shkëmbinjve dhe gazit helmues të nxjerrë nga vullkani Kilauea, i cili u aktivizua në fillim të muajit maj.
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës