Një raport i ri i jurisë në Pensilvani thotë se dokumentet e brendshme të gjashtë dioqezave katolike në Pensilvani tregojnë se më shumë se 300 “priftërinj grabitqarë” janë akuzuar për abuzim sekesual me më shumë se 1,000 viktima fëmijë
“Ne besojmë se numri i vërtetë i fëmijëve, të dhënat e të cilëve janë humbur apo që kanë frikë të dalin përpara, është në mijëra”, thotë raporti i jurisë së madhe.
“Priftërinjtë ishin duke përdhunuar djemtë dhe vajzat e vogla, dhe ‘burrat e Zotit’ që ishin përgjegjës për ta, jo vetëm që nuk bënë asgjë, por i fshehën të gjitha. Disa të përmendura në këtë raport, janë provuar. Deri në ato ndryshime, mendojmë se është shumë herët ta mbyllim librin mbi skandalin sekesual të Kishës Katolike “.
Raporti i gjatë, i publikuar të martën pasdite, heton abuzimin sekessual të klerit në gjashtë dioqeza që datojnë që nga viti 1947. Dy dioqezat e tjera të Pensilvanisë, Filadelfia dhe Altoona-Johnstown, ishin lëndë e raporteve të mëparshme të jurisë, të cilat gjetën informacion të ngjashëm të dëmtuar rreth klerit dhe peshkopëve në ato dioqeza.
Ka pasur raporte të tjera rreth abuzimit sekesual të fëmijëve brenda Kishës Katolike, por kurrë në këtë shkallë”, shkruhet në raportin e së martës.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër