Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës vështirë se mund të përkeqësohen më tej, por është e paarsyeshme të ndërmerren hapa në atë drejtim, tha të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.
Ai po komentonte mbi deklaratat e Kievit rreth tërheqjes së mundshme të Ukrainës nga Traktati mbi Miqësinë midis dy shteteve.
“Marrëdhëniet bilaterale kanë arritur një fazë kur situata vështirë se mund të përkeqësohet më tej. Ata janë në një krizë të thellë dhe nuk ka shenja që thonë se situata mund të përmirësohet, “tha Peskov.
“Megjithatë, edhe në rrethanat e tanishme, do të ishte e paarsyeshme të ndërmerr ndonjë hap që mund të shkaktojë dëm shtesë ndaj interesave të njerëzve të të dy vendeve,” citoi TASS të thoshte ai.
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko të martën urdhëroi ministrinë e jashtme të përgatisë një paketë dokumentesh për denoncimin e Traktatit për Miqësinë, Bashkëpunimin dhe Partneritetin me Rusinë, të cilin ai e quajti “anakronik”./arbresh.info/
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten