Mariupoli, dikur kryeqendër kulturore sot vetëm gërmadha

09:11 | 23 Maj 2022

Qyteti i Mariupolit në Ukrainë, tani po kontrollohet pothuajse plotësisht nga rusët pas gati tre muajsh luftime të ashpra.

Epitetin e qytetit e mori 250 vite më parë dhe gjatë historisë u bë një prej qyteteve më të bukura të Ukrainë, e për vetëm gati tre muaj u bë rrafsh me tokë nga forcat ruse, raporton “The telegraph.

Mariupoli, qytet port pranë ujërave më të cekëta në botë (Azov), që dikur ishte destinacion i preferuar turistik i miliona njerëzve, tani është shndërruar në një qytet “fantazmë” me gërmadha dhe shumë pak njerëz.

Dikur ishte kryeqendër kulturore që kishte teatro, shtatore, parqe, plazhe e detin me ujë të nxehtë. Ishte shtëpia e afro gjysmë milioni ukrainas – një qendër e rëndësishme industriale. Sot na rikujton një “qytet fantazmë”.

Pamjet rrëqethëse të Mariupolit dikur dhe tani i ka publikuar media angleze Telegraph. Një video e ngjashme është shfaqur në edhe në The New Voice of Ukraine, ku shihet se vendet që dikur ishte të gjelbëruara tani kanë marrë ngjyrë hiri nga copëzat e bombave ruse që kanë rënë.

Shpërndaje në rrjete sociale