Malta mund të konsiderohet vendi i parë në Bashkimin Evropian që legalizon kultivimin dhe përdorimin personal të kanabisit.
Të rriturit do të lejohen të mbajnë 7 gramë kanabis me vete dhe të rrisin në shtëpi jo më shumë se 4 bimë narkotike. Megjithatë, konsumimi i saj në publik, përpara fëmijëve do të konsiderohet ende e paligjshme, shkruan ‘Reuters’ transmeton arbresh.info
Plane të ngjashme për të legalizuar kanabisin kanë dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian si Gjermania, Luksemburgu apo Zvicra.
Parlamenti maltez e miratoi ligjin e ri me 36 vota në favor dhe 27 kundër dhe ministri Bonnici e konsideroi atë historik.
Sipas tij, tashmë përdoruesit nuk do të përballen me akuza kriminale për kanabis dhe do të kenë mundësi të eliminojnë trafikun e paligjshëm. /arbresh.info/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...