Një prej qendrave më të mëdha të emingratëve në Itali ishte në duart e mafias prej më shumë se një dekade.
Policia italiane njoftoi se klani “Arena” fitonte shuma kolosale parash, duke siguruar shërbime në kampin e “Isola di Capo Rizzuto”, në jug të Italisë, dhe duke vjedhur fondet shtetërore.
Klani fshihej pas një organizate bamirëse katolike lokale, e cila drejtonte zyrtarisht qendrën. Skandali u zbulua të hënën pas një operacioni kolosal policor, si pasojë e të cilit u arrestuan 68 persona, mes të cilëve edhe një prift.
Në pranga ra edhe Leonardo Sacco, kreu i Shoqatës “Mëshira katolike”, që gjoja drejtonte qendrën e emigrantëve “Sant’anna Cara”.
Në qendër, që kur ajo është hapur vite më parë, ka pasur gjithnjë një numër mesatar prej 1.500 emigrantësh. Autoritetet italiane dyshojnë se klani “Arena”, pjesë e sindikatës së fuqishme të krimit “Ndrangheta”, mund të ketë përvetësuar të paktën një të tretën e 100 milionë eurove të destinuara për qendrën gjatë 10 viteve të fundit.
Një prej prokurorëve tha se prifti i arrestuar, që u identifikua si Edoardo Scordio, vetëm gjatë këtij viti kishte marrë 132 mijë euro për shërbime shpirtërore. Operacioni dhe arrestimet e kryera nga policia e Catanzaros vijnë dy vite pasi revista “L’Espresso” publikoi një hetim, në të cilën fliste për pasurimin e menaxherëve të qendrës përmes vjedhjes së fondeve dhe lënies pa ushqim të emigrantëve në qendër.
Sipas autoriteteve, qendra e emigrantëve ishte shndërruar në një makineri printimi parash për krimin e organizuar.
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale