Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se ka zhvilluar një takim pozitiv me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Romë.
Në një postim në rrjetet sociale “X”, Macron theksoi se qëllimi i përbashkët me Presidentin Trump është t’i jepet fund luftës në Ukrainë.
Sipas tij, Ukraina është e gatshme për një armëpushim pa kushte dhe Presidenti Zelensky e ka ritheksuar këtë gatishmëri gjatë takimit të tyre. Zelensky ka shprehur dëshirën për të punuar së bashku me amerikanët dhe evropianët për zbatimin e armëpushimit.
“Ukraina është e gatshme për një armëpushim pa kushte. Presidenti Zelensky ma ritheksoi këtë sot. Ai dëshiron të punojë krah për krah me amerikanët dhe evropianët për ta zbatuar atë.Tani i takon Presidentit Putin të tregojë se e dëshiron me të vërtetë paqen,” ka shkruar Macron.
Ai ka shtuar se puna do të vijojë në kuadër të koalicionit të vullnetarëve, i cili u lançua në Paris në marsin e kaluar, për të arritur një armëpushim dhe një paqe të plotë e të qëndrueshme në Ukrainë./Arbresh.info
Very positive exchange today with President @ZelenskyyUa in Rome.
Ending the war in Ukraine — this is the goal we share with President Trump.
Ukraine is ready for an unconditional ceasefire. President Zelensky reaffirmed it to me today.… pic.twitter.com/7HL2LWnAlG
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) April 26, 2025
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...