Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi këtë të premte se Franca është e gatshme të marrë pjesë në operacione për mbrojtjen e Izraelit në rast se Irani ndërmerr sulme ndaj tij, duke shtuar se përfshirja do të varet nga zhvillimet në terren.
Presidenti francez theksoi se Franca i jep përparësi zgjidhjeve diplomatike, duke theksuar se nuk ka marrë pjesë dhe as mbështetur sulmet ajrore të fundit të kryera nga Izraeli.
“Ne mbështesim sigurinë e Izraelit dhe, nëse Izraeli sulmohet, Franca do të marrë pjesë në operacionet mbrojtëse të tij. Ne nuk e morëm këtë vendim së bashku me Izraelin. I kam ofruar Izraelit gatishmërinë time për ndihmë, por në asnjë mënyrë nuk kam ndërmend të marr pjesë në ndonjë operacion ofensiv,” shtoi Macron sipas raportimeve të gazetës Le Monde.
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë