
Press Conference NATO Secretary General Jens Stoltenberg
Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zgjasë me vite, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për një gazetë javore gjermane, duke shtuar se furnizimi me armatime më të fundit për trupat ukrainase do të rriste mundësinë e çlirimit të rajonit të Donbasit nga kontrolli rus.
“Ne duhet të përgatitemi për faktin se mund të duhen vite që kjo luftë të përfundojë. Ne nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës,” tha Stoltenberg për Bild am Sonntag, transmeton portal arbresh.info
“Ne nuk duhet të heqim dorë nga Ukraina, edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve”, shtoi ai.
Në samitin e NATO-s në Madrid në fund të këtij muaji, pritet që të bihet dakord për një paketë ndihme për Ukrainën që do të ndihmojë vendin me kalimin nga armatimet e vjetra të epokës sovjetike në pajisjet standarde të NATO-s, tha Stoltenberg në fillim të kësaj jave.
Ukraina është zotuar sërisht së fundmi që do të mbizotërojë kundër Rusisë, ndërsa luftoi kundër sulmeve ruse pranë një qyteti kyç lindor dhe shumë vende u vunë nën sulm me predha dhe raketa./arbresh.info/
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...