Ramzan Kadyrov, lideri autoritar i rajonit rus të Çeçenisë në Kaukazin Verior, i ka ndarë vetes medaljen “Heroi i Çeçenisë”.
Medalja që mori Kadyrov më 24 shkurt ishte krijuar nga vetë ai në tetor të vitit të kaluar për të “nderuar çeçenët” që marrin pjesë në pushtimin rus të Ukrainës, që të premten shënon njëvjetorin e nisjes.
Në dekretin e nënshkruar nga Kadyrovit u tha se kushdo që e meriton këtë medalje duhet ta pranojë nga kryetari i rajonit.
Më herët gjatë këtij muaji, u bën disa ndryshime kushtetuese, përmes së cilave u mundësua që titulli i liderit të Çeçenisë të ndryshohet në “babai i popullit”.
Kadyrov ka dërguar në Ukrainë edhe anëtarë të grupit të tij për të luftuar përkrahë forcave të rregullta ruse në Ukrainë, dhe është raportuar se ai personalisht ka qëndruar në Ukrainë në marsin e vitit të kaluar.
Megjithatë, Kadyrov shpesh ka qenë kritik edhe ndaj komandantëve të lartë rusë lidhur me mënyrën se si kanë udhëhequr pushtimin e Ukrainës.
Në përvjetorin e parë të pushtimit të Ukrainës, shtetet perëndimore kanë shprehur mbështetjen e tyre për Kievin dhe janë zotuar se do të rrisin ndihmën ushtarake dhe financiare për Ukrainën.
Lufta në Ukrainë besohet se ka lënë të vdekur dhjetëra mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur./rel
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin