Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May beson se Presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump është një person që vepron në interes të Shteteve të Bashkuara, shkruan “The Guardian”.
E pyetur në një intervistë për BBC-në, pas publikimin të librit “Fire and Fury”, May tha se “ajo nuk ka asnjë shqetësim në lidhje me shëndetin mental të Presidentit Trump”, transmeton portali arbresh.info
“Kur punoj me Presidentin Trump, tek ai unë shoh një person të përkushtuar në interesat më të mira të vendit të tij”, tha May.
Gazetari Michael Ëolff, në librin “Fire and Fury”, citon këshilltarët e Trump që vënë në dyshim kompetencën e Presidentit.
Trump ka mohuar të gjitha pretendimet që janë shkruar në libër, ndërsa veten e ka quajtur “gjeni”./arbresh.info/
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...