Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se numër i madh i fëmijëve rrezikojnë jetët e tyre në rrugëtimin e rrezikshëm nga Libia në Itali.
Unicef-i ka njoftuar se rreth 26,000 fëmijë, shumica e tyre të pashoqëruar, kanë kaluar Mediteranin vitin e kaluar duke shtuar se shumica e fëmijëve vuajnë nga dhuna dhe abuzimi seksual në duart e trafikantëve, transmeton arbresh.info.
Por në shumicën e rasteve këto abuzime nuk denoncohen nga frika se do të dëbohen.
Gjithashtu në qendrat e ndalimit ka mungesa të ushqimit, ujit dhe kujdesit mjekësor.
Shumica e fëmijëve emigrantë nga Libia nuk janë të shoqëruar nga prindërit apo ndonjë kujdestar, kurse rreziqet me të cilat ata përballen, përpos atyre në detin e hapur, nuk denoncohen dhe nuk janë gjerësisht të njoftuara, shkruhej në raportin e fundit të organizatës Unicef.
“Shumë nga këta fëmijë janë brutalizuar, përdhunuar ose vrarë në këtë rrugëtim”, citon raporti./Arbresh.info
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...