Motra e madhe e Donald Trump kritikoi rëndë vëllain e saj dhe fëmijët e tij në një seri të re regjistrimesh, të lëshuara nga mbesa e saj, transmeton Gazeta Metro.
Ish gjyqtarja federale Maryanne Trump Barry dëgjohet duke ofenduar Ivanka Trump, këshilltarin e presidentit dhe fëmijën e dytë, djalin e presidentit Eric si dhe vetë Trump.
Berry kritikon Ivanka pasi ajo postoi një foto në Instagram të saj dhe djalit të saj të vogël në të njëjtën ditë kur administrata Trump thuhej se po ndante fëmijët migrantë nga familjet e tyre në 2018.
Duke iu referuar një komediani që denoncoi foton e Ivankës, ajo tha: “Kur kjo dreq Ivanka vendos këtë fotografi në Instagram, kur lajmi i madh i ditës ishte për fëmijët që rrëmbeheshin nga familjet e tyre, unë nuk mundja të mos e fajësoja.
Mbesa e Trump, Mary Trump, lëshoi bisedën e regjistruar fshehurazi midis saj dhe Berry’t.
“Ajo është një mini-Donald,” tha ajo, duke shtuar se presidenti është “i bezdisur me të. Ai gjithmonë ka qenë. Ajo ka qenë gjithmonë e preferuara e tij”.
Duke kaluar te Eric Trump, djali i dytë i presidentit, Barry kishte disa fjalë për të.
“Ndërkohë, Eric është bërë moron (një njeri i padijshëm) publikisht”, mund të dëgjohet duke thënë.
“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...
Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për çësht...
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...