Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian, ku biseduan për çështjen e Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Rusisë, mësohet se Lavrov, në bisedën telefonike me Le Drian diskutoi rreth situatës në Siri në detaje për perspektivën e krijimit të Komitetit Kushtetues Sirian.
Ndër të tjera në deklaratën ku njoftohet se Lavrov ka informuar homologun francez për ndihmën humanitare dhe përpjekjet e Rusisë për stabilizimin e situatës në Siri, thuhet se në bisedë është vënë theksi në vendimin 2254 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe vendosmërinë e Rusisë për vazhdimësinë e procesit politik në themel të vendimeve të Kongresit Kombëtar për Dialog të Sirisë.
Po ashtu thuhet se Le Drian ka dhënë mesazhin e formimit të kontaktit mes formatit Astana dhe “grupit të vogël” (SHBA, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Arabi Saudite dhe Jordani) me rishikimin e kërkimit të një baze të përbashkët.
“Pala ruse është e gatshme të bashkëpunojë në zgjidhjen e çështjes siriane pa ngadalësuar artificialisht funksionin e OKB-së në procesin politik”, thuhet gjithashtu në deklaratë.
Përveç kësaj, në deklaratë bëhet e ditur se të dy ministrat kanë vlerësuar edhe situatën e fundit në Venezuelë.
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...