Disa banorë të Las Vegas panë deri në 17 centimetra borë së fundmi.
“Kur u zgjuam thashë se jemi në një glob bore”, tha Erica Chavez, banore e Las Vegas.
Bëhet e ditur se stuhia i shtyu njerëzit të pastronin raftet e dyqaneve dhe bëri që shumë banorë të mbeten pa energji elektrike për orë të tëra.
Las Vegasi parashikohet të shohë një tjetër stuhi bore, shkruan yahoonews.
Qyteti tha se ata nuk kanë parë një stuhi si kjo për të paktën 30 vjet.
Problemi më i madh ka qenë trajtimi dhe pastrimi i rrugëve.
“Rrugët janë të vështira sepse reshjet e borës janë shumë të mëdha. Ne duhet të kalojmë nëpër disa faza se si e pastrojmë vetë borën”, tha menaxheri i qytetit të Las Vegas, Tim Montgomery.
Siç raportohet, qyteti ka kontaktuar me një agjenci të jashtme për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve.
Ata rekomandojnë që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi pasi shumica e bizneseve janë të mbyllura dhe më shumë borë parashikohet të bjerë. /yahoonews/

Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava