Në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, ka ndodhur sot një aksident i rëndë trafiku mes një makine Audi dhe një kamioni. Aksidenti ka ndodhur në mëngjes, pak para orës 9, shkruajnë mediat gjermane.
Për pasojë, kanë humbur jetën tre persona, anëtare të një familjeje, që gjendeshin në automobilin audi.
albinfo.ch merr vesh nga burimet e saj, familjarë të viktimave, se bëhet fjalë për një familje nga fshati Rahovicë e Ferizajt. Ata po ktheheshin në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë.
Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës.
Sipas hetimeve të para policore, makina ka rrëshqitur dhe është përplasur ballë për ballë me kamionin që po afrohej.
Tre persona janë bllokuar në automjetin e aksidentit dhe është dashur të lirohen nga brigada e zjarrfikësve e cila ka përdorur pajisjet hidraulike të shpëtimit.
Një djalë 12 vjeç dhe një burrë 35 vjeçar kanë vdekur në vendin e aksidentit nga plagët e rënda të pësuara, përcjell albinfo.ch. Personi i tretë, pasagjeri 18 vjeçar ka vdekur pak më vonë në spitalin në të cilin ishte dërguar me helikopter shpëtimi.
Gruaja e 35 vjeçarit, është në gjendje kome.
Një vajzë 11-vjeçare dhe shoferi i makinës Audi kanë pësuar lëndime të rënda.
Drejtuesi i kamionit është lënduar lehtë. Rruga federale është mbyllur për orë të tëra gjatë punës së shpëtimit dhe hetimeve rreth aksidentit.
“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...
Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për çësht...
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...