Misioni i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) është ruajta e stabilitetit të çmimeve, tha sot presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde pas një takimi me kryebashkiakun Peter Tschentscher në Bashkinë e Hamburgut.
Për të siguruar këtë, BQE-ja ka vendosur të heqë dorë nga blerjet e bonove të pandemisë me vlerë miliarda euro.
Lagarde tha se kjo duhet të përfundojë me një shkallë të lartë probabiliteti në fillim të tremujorit të tretë, ndoshta në korrik. “Dhe atëherë do të jetë koha për të parë normat e interesit”, tha ajo.
“Vendimi do të merret nga Këshilli Drejtues në bazë të të dhënave ekonomike në mbledhjen e qershorit”, shtoi Lagarde.
Me rritjen e çmimeve të mallrave dhe energjisë për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe sanksioneve të Perëndimit ndaj Moskës, ka pasur paralajmërime se eurozona mund të shkojë drejt recesionit./atsh/
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në...
Fitore Pacolli: Vota është themeli i demokracisë