Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mirëpritur qytetarë ukrainas të cilët jetojnë e veprojnë në Kosovë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.
Kurti tha se Kosova është një shtëpi e dytë për ta, dhe ka shprehur vlerësimin e tij të thellë dhe solidaritetin për punën e përpjekjet e tyre në një kohë kaq sfiduese, shkruan Arbresh.info
Shefi i ekzekutivit ka theksuar se Kosova do të vijojë të jetë mbështetëse e fuqishme e luftës çlirimtare të Ukrainës për paqe, liri e demokraci.
“Republika e Kosovës do të vijojë të jetë mbështetëse e fuqishme e luftës çlirimtare të Ukrainës për paqe, liri e demokraci, dhe përkrahëse e rezistencës e vendosmërisë së popullit ukrainas, në mbrojtje të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të shtetit të tyre”, ka shkruar kryeministri Kurti.
Ai ka uruar Ditën e Pavarësisë për Ukrainën dhe të gjithë qytetarët e saj, si dhe ka thënë që le të triumfojë lufta e drejtë për liri, kundër dhunës, brutalitetit dhe agresionit të pajustifikuar të Federatës Ruse./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ukraina feston Ditën e Pavarësisë/ Shpaloset flamuri gjigand para ndërtesës së Komisionit Evropian
Silva në “radarin” e Juventusit
Donika Gervalla: Votat e qytetarëve kanë dëshmuar gjithmonë ...
Shtëpia e Bardhë: Lirimi i të burgosurve në Venezuelë shembu...
Durmishi thotë se qeveria do t’a marrë përsipër kompensimin ...
Ushtria siriane nis sulme ndaj SDF-së, rritet frika për ndër...
Qeveria venezueliane gati të lirojë të burgosurit politik