Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka njoftuar se kufiri tokësor Kanada-SHBA do të mbetet i mbyllur edhe për udhëtime jo thelbësore edhe 30 ditë.
Mbyllja e tanishme do të përfundonte të marten, por për shkak të rasteve në rritjeme Cocid-19, Kanada ka marrë vendim që të shtyjë edhe më gjatë mbylljen e kufijve mes dy vendeve, transmeton portal arbresh.info
“Ky është një vendim i rëndësishëm dhe ka për qëllim mbajtjen e njerëve të sigurtë në të dy anët e kufirit”, tha ai.

Ndërkohë në disa shtete të SHBA-së, janë mbajtur protesta kundër izolimit. Nuk dihet numri i protestuesve që morrën pjesë në Maryland, Winsconsin, Virgina dhe Pensilvani.
Guvernatori i New York-ut Andreë Cuomo kritikoi protestuesit.
“Nuk është e nevojshme të mbash një pllakatë dhe të kërkosh hapjen. Tensionet janë që sa më shpejt të hapemi nga izolimi, aq më shumë rritet numri i të infektuarve”, tha ai./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...