Google ADS

Kryeministrit japonez i ‘humbin fjalët’ pas vrasjes së Abe

12:50 | 8 Korrik 2022
arbresh.info

Kryeministri aktual japonez ka dënuar vrasjen e Shinzo Abe, duke e quajtur atë një akt brutaliteti.

Fumio Kishida tha se Abe, kryeministri më i gjatë i Japonisë, e udhëhoqi vendin “me lidership të madh”, duke shtuar se “i humbën fjalët” pas atentatit.

“Kam respekt të madh për trashëgiminë që la pas Shinzo Abe dhe i shpreh ngushëllimet më të thella”, tha Kishida.

Kishida e përshkroi Abe si një “mik personal” dhe dikë me të cilin “kaloi shumë kohë”.

“Kam marrë këshilla dhe mbështetje të vlefshme nga Abe,” tha ai.

Ish-kryeministri u qëllua në qytetin e Nara-s, ndërsa mbante një fjalim përpara zgjedhjeve të Dhomës së Lartë të së dielës.

Kishida shtoi: “Ne duhet të sigurojmë që zgjedhjet e lira dhe të ndershme të zhvillohen të sigurta dhe nuk duhet të lejojmë që ky incident të ndikojë në qeverisjen e përditshme.

“Nën vendosmërinë për të mos iu dorëzuar kurrë dhunës, ne do të vazhdojmë fushatën zgjedhore nesër.”/bbc/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale