Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, të hënën po dëgjohet dëshmitarja Helen Fraser.
Fraser tha se është kërkuese në linguistikën forenzike dhe se aktualisht punon në Universitetin e Melbournit në Australi, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Dëshmitarja tha se në fushën e transkripteve forenzike punon tash e reth 23 vite.
Me pyetje për dëshmitaren po vazhdon mbrojtësja e Thaçit, avokatja Sophie Menegon.
Fraser konfirmoi se ajo ka shkruar raportin e 27 marsit 2026.
Si eksperte, tha se ka dhënë akt-ekspertiza në çështje penale, veçanërisht në Australi. Tha se ka shkruar raporte për shumë vite, për rreth 100 çështje gjyqësore.
Ajo shtoi se ka dhënë disa herë dëshmi në gjykatë, duke shtuar se konstatimet e saj janë marrë për bazë në gjykatat.
Duke folur për çështje të linguistikës dhe pjesë të raportit që është shkruar nga ajo, Fraser sqaroi tri lloje të audios.
Sipas saj, audio e pastër është e lehtë për t’u kuptuar, e papastër duhet dëgjuar disa herë dhe audio e padallueshme- mund të keqkuptohet fjalimi i paqartë.
Në raport, ajo tha se ka bërë dallimin mes ndikimit kontekstual (informacioni paraprak apo pritshmëritë që do të dëgjojnë nga konteksti) dhe ndikimit tekstual.
Sipas saj, ndikimi kontekstual është i përgjithshëm, kurse ai tekstual jep pritshmëri për fjalët e sakta që mund të dëgjohen.
Fraser konfirmoi se në raport potencon që ndikimi tekstual është më i fuqishëm sesa ai kontekstual.
Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e ...
“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...
Maqedonci: Me misionin në Gazë u kthejmë borxhin partnerëve
Lionel Messi i dërgon mesazh Barcelonës pasi fituan titullin...
Helen Fraser nis dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëv...