Dua Lipa ka ngritur një padi ndaj Samsung, duke e akuzuar kompaninë se ka përdorur pa autorizim një fotografi të saj në promovimin e televizorëve.
Sipas dokumenteve të padisë, imazhi i artistes është shfaqur dukshëm në një fushatë reklamuese pa dijeninë dhe miratimin e saj, si edhe pa asnjë kompensim financiar. Në padi theksohet se ky veprim përbën shkelje të të drejtave të autorit mbi fotografinë.
Më tej, pretendohet se Samsung ka përfituar ekonomikisht duke krijuar përshtypjen se Dua Lipa kishte mbështetur produktin e reklamuar, gjë që sipas artistes nuk ka ndodhur.
Për këtë çështje, Dua Lipa kërkon një dëmshpërblim prej 15 milionë dollarësh nga Samsung.
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...