Kryeministri hungarez thërret referendumin mbi ligjin anti-LGBTQ

14:18 | 21 Korrik 2021

Hungaria njoftoi planet të mërkurën për të organizuar një referendum mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve për të luftuar presionin nga Bashkimi Evropian mbi legjislacionin për të cilin blloku thotë se diskriminon njerëzit LGBTQ.

Duke rritur një betejë kulturash me Komisionin Evropian, Kryeministri Viktor Orban akuzoi ekzekutivin e BE për abuzimin e kompetencave të tij në sfidimin e ndryshimeve të fundit në arsimin e Hungarisë dhe ligjet e mbrojtjes së fëmijëve.

“E ardhmja e fëmijëve tanë është në rrezik, kështu që ne nuk mund të heqim dorë nga kjo çështje”, citohet të ketë thënë ai në një video në Facebook.

Komisioni Evropian nuk e komentoi menjëherë planin e Orban për të mbajtur një referendum.

Ndryshe Orban, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2010 dhe përballet me zgjedhje prillin e ardhshëm, portretizon veten si një mbrojtës i vlerave tradicionale të krishtera nga liberalizmi perëndimor dhe ka rritur një fushatë kundër personave LGBTQ.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara