Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Rusi ka deklaruar se një zgjidhje diplomatike e krizës në Ukrainë do të jetë e pamundur për sa kohë që Vladimir Putin është në pushtet.
Andrew Wood tha për BBC-në se “Putin nuk e di se cila do të ishte një zgjidhje diplomatike dhe vuri në dukje se fjala e tij nuk ka asnjë vlerë”.
“Një zgjidhje diplomatike për të nuk do të ishte vetëm nëse Perëndimi do të pranonte kërkesat e tij si për shembull mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO, por do të ishte kontrolli i plotë në atë vend”, tha Andrew.
Duke iu drejtuar çështjes së sanksioneve, ai bëri thirrje që vendet të vendosin një paketë sanksionesh menjëherë kundër Moskës.
Ai u kërkoi udhëheqësve perëndimorë që sanksionet të synojnë bankat ruse dhe t’i japin fund të menjëhershëm planeve për të vënë në funksion gazsjellësin Nord Stream 2./express/
Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision