Kremlini tha sot se përfshirja e Gjermanisë në luftën në Ukrainë po rritet çdo ditë dhe Berlini nuk ka asnjë mënyrë për të siguruar që armët me të cilat ka furnizuar Ukrainën të mos përdoren kundër tokës ruse.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se furnizimet gjermane me armë janë përdorur tashmë në rajonin e Donbasit, të cilin Rusia e ka shpallur të sajën, një vendim që Ukraina dhe Perëndimi e kanë cilësuar si të paligjshëm.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha dje se Gjermania këmbënguli, si vendet e tjera anëtare të NATO-s, që armët me të cilat furnizon Ukrainën të mos përdoren për të goditur territorin rus.
“Së pari, Gjermania nuk ka asnjë mënyrë për ta kontrolluar atë. Së dyti, armët me të cilat Gjermania furnizon regjimin e Kievit tashmë po godasin territorin rus, sepse Donbass është territor rus”, tha Peskov.
Peskov u shpreh se “përfshirja direkte dhe indirekte” e Gjermanisë në luftë po rritet, duke shtuar se “kancelari gjerman duhet ta marrë këtë si pikënisje”. Dy rajonet e Ukrainës lindore që njihen kolektivisht si Donbass kanë qenë në qendër të armiqësive midis forcave ukrainase dhe ruse.
Rusia i aneksoi ato në mënyrë të njëanshme vitin e kaluar, së bashku me dy rajone të tjera të Ukrainës, pavarësisht se nuk i kontrollonte plotësisht./abcnews.al
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...