Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, që është kandidat për president nga Partia Republikane për zgjedhjet presidenciale, pretendoi se presidenti rus, Vladimir Putin, do ta lironte “pothuajse menjëherë” gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, pas zgjedhjeve, nëse ai fiton.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump nuk dha detaje se si ai do të lehtësonte lirimin e Gershkovichit, por tha vetëm se Putin “do ta bënte këtë për mua”.
Pas këtij postimi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Trump dhe Putin nuk kanë pasur asnjë kontakt. Ai shtoi se duhet “një heshtje e plotë” për të “arritur rezultate” për çdo këmbim të të burgosurve.
Gershkovich është në burg në Rusi që nga marsi i vitit të kaluar. Autoritetet ruse e akuzojnë për spiunazh.
Si Gershkovich, ashtu edhe gazeta ku ai punon mohojnë akuzat, duke thënë se gazetari 32-vjeçar po bënte punën e tij si gazetar i akredituar kur u arrestua./REL/
“Një figurë që u bën ballë shtrëngatave”, Murat Jashari – ka...
MPJD: Mbi 960 kosovarë në Lindje të Mesme, të gjithë në gjen...
Takimi Kurti-Peleshi, theksohet rëndësia e unitetit ndërmjet...
Abdixhiku: S’ka propozime, por nuk kemi qëndrime refuzuese –...
Pas takimit me Kurtin, Abdixhiku: Nuk kemi emër për kandidat...
1 milion euro tentohen të futen në Kosovë, gjykata liron 3 p...