Një operacion i madh kërkimi ka nisur në Zvicër pasi një shqiptar i dënuar për vrasje është arratisur nga burgu.
Bëhet fjalë për kosovarin, Bashkim L., 35 vjeçar i cili është arratisur gjatë natës mes së premtes dhe të shtunës së javës së kaluar nga burgu qendror i Friburgut në Zvicër.
Lajmi është bërë i ditur nga policia e Friburgut e cila ka kërkuar nga qytetarët që të japin informacione nëse hasin në të arratisurin.
Sipas policisë, dyshimet janë që ai të jetë larguar nga Zvicra dhe të ketë mbërritur në Kosovë, raportojnë mediat zvicerane.
Bashkim L., ishte dënuar në vitin 2013 për vrasjen e një shqiptari nga Kosova, por që jetonte në Itali, pas përplasjeve për kontrollin e territoreve të shitjes së drogës.

Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...
Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik...
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...