I dërguari i Koresë Veriore në Malajzi ka mohuar se personi i vrarë në aeroportin e Kuala Lumpur javën e kaluar është gjysmë-vëllai i liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, duke thënë se hetimi i policisë së Malajzisë për vrasjen nuk është i besueshëm.
Ky është prononcimi i parë i këtij shteti për incidentin i cili vjen disa orë pas publikimit të parë të pamjeve të kamerave të sigurisë në aeroport që tregojnë kur një grua e cila vinte nga prapa i kishte fshirë për fytyrë një burri një copë material, burri i cili menjëherë kishte kërkuar ndihmë nga autoritetet, e që me pas është identifikuar se është Kim Jonh-nam, transmeton arbresh.info.
“Ka shtatë ditë qe nga incidenti, por ende nuk janë paraqitur prova të qarta për rastin e vdekjes, dhe për momentin nuk mund t’i besojmë hetimit të policisë së Malajzisë”, ka thënë i dërguari.
Ai gjithashtu tha se ambasada ka verifikuar identitetin e viktimës dhe emri i tij në pasaportë figuron si Kim Chol, qytetar i Koresë Veriore.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dy femra dhe një mashkull, ndërsa janë hapur kërkimet edhe për katër persona të tjerë të dyshuar.
Seuli haptazi ka akuzuar Korenë Veriore për vrasjen e Kim Jong-nam./Arbresh.info
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...