Kopenhaga është qyteti më i lumtur në botë, sipas një sondazhi të Happy City Index, shkruan il messaggero.it.
Në 11 vendet e para dominojnë pothuajse të gjitha qytete të Evropës Qendrore dhe Veriore: përjashtim bën vetëm Tokio, që renditet në vendin e pestë.
Pesëshja e parë përbëhet nga Helsinki, Gjeneva dhe qyteti suedez Uppsala – përkatësisht në vendin e dytë, të tretë dhe të katërt – të ndjekura nga Trondheim në Norvegji, kryeqyteti zviceran Bernë, qyteti suedez Malmö, Mynihu në Gjermani, Aarhus në Danimarkë dhe sërish Zvicra në vendin e njëmbëdhjetë me Zyrihun.
Qyteti i parë mesdhetar që hyn në listë është Barcelona, në vendin e dymbëdhjetë. E njohur më shumë për artin, kulturën dhe argëtimin, kryeqyteti katalanas po dallohet gjithnjë e më shumë për harmoninë dhe cilësinë e jetesës.
Më pas rikthehemi në veri për të gjetur shembuj të tjerë qytetesh – më pak ose më shumë të njohur – për t’u ndjekur dhe zbuluar, si Espoo në Norvegji dhe vetë kryeqyteti i vendit, Oslo, i ndjekur nga Haga.
Në vendin e gjashtëmbëdhjetë gjejmë një emër që rrallë shfaqet në këto renditje, Ballarat në Australi, një qytet i këndshëm në shtetin e Viktorias, i vlerësuar për arkitekturën dhe sharmin historik.
Pas Aalborg në Danimarkë, kthehemi sërish në Japoni me Yokohamën, një “Tokio” më e vogël dhe më e jetueshme, e njohur për zonën e madhe dhe të gjallë të Chinatown-it dhe për kopshtin Sankei-en, një park botanik me shtëpi japoneze nga periudha të ndryshme që ofrojnë një udhëtim në kohë.
Cilat janë kriteret që vlerësojnë lumturinë?
Inovacioni dhe qëndrueshmëria, zhvillimi kulturor i banorëve, një nivel i lartë arsimimi, një ekonomi dhe sipërmarrje e gjallë dhe të ardhura mesatare të larta, duke ruajtur ekuilibrin mes punës dhe jetës private.
Në këtë panoramë kontribuojnë gjithashtu një sistem transporti i qëndrueshëm, kujdes i madh për cilësinë e ajrit, hapësira të gjelbra të bollshme dhe, në përgjithësi, një vëmendje e përhapur ndaj mirëqenies kolektive.
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...