Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë punuan për një plan prej miliarda dollarësh për të ndërtuar reaktorë bërthamorë në Arabinë Saudite dhe për ta bërë të disponueshme këtë teknologji, megjithë paralajmërimet e zyrtarëve amerikanë të sigurisë dhe atyre të etikës.
Kështu thuhet në një raport të ri të Kongresit.
Raporti u publikua sot nga Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Mbikqyrjen, i udhëhequr nga demokratët. Në raport thuhet se ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn, si dhe dy ndihmësa, shpërfillën paralajmërimet e përsëritura se përpjekjet e tyre mund të shkelnin ligjet amerikane.
Ligjvënës demokratë dhe republikanë kanë shprehur shqetësimin se Arabia Saudite mund të krijojë armë bërthamore nëse Shtetet e Bashkuara do t’ua jepnin këtë teknologji, pa një proces të duhur mbikqyrjeje.
Komisioni nisi një hetim për këtë çështje, bazuar në dy burime të brendshme anonime.
Ky hetim do të shtojë vëmendjen ndaj zotit Flynn, i cili u vetëdeklarua fajtor në fund të vitit 2017, se pati gënjyer FBI-në për bisedat me ambasadorin e Rusisë./voa/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...