Qeveria e Kantonit Tiçino ka ashpërsuar masat e mbrojtjes nga koronavirusi, duke ndaluar tërësisht vizitat në shtëpi pleqsh dhe në spitale
Në Kantonin e Tiçinos është regjistruar sot rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi, shkruan srf.ch. Bëhet fjalë për një burrë 80 vjeçar nga Mendrisoto, i cili ka jetuar në një shtëpi pleqsh, transmeton albinfo.ch. Kjo është vdekja e tretë në Zvicër që nga depërtimi i virusit të rrezikshëm.
Kantoni Tiçino, për shkak të afërsisë me Italinë, është prekur i pari nga koronavirusi.
Numri i të infektuarve në Zvicër tashmë ka arritur në 312 raste të konfirmuara plotësisht dhe 62 të tjera, për të cilat ka një rezultat pozitiv dhe pritet i dyti, ai referues.
Qeveria e Kantonit Tiçino ka ashpërsuar masat e mbrojtjes nga koronavirusi, duke ndaluar tërësisht vizitat në shtëpi pleqsh dhe në spitale.
Ndryshe, në gjithë botën deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur mbi 4000 veta ndërsa janë të infektuar mbi 115.000 njerëz, transmeton albinfo.ch.. Një lajm i mirë për fund: Rreth 62.800 të prekur nga ky virus ndërkohë janë shëruar.
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2...
Haradinaj: Greva e minatorëve u shndërrua në një rezistencë ...
Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyr...
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...