Shteti i Nju Jorkut (114 të vdekur), Uashingtoni (94 të vdekur) dhe Kalifornia (29 të vdekur) janë goditur më rëndë nga pandemia, e cila ka infektuar të paktën 30,000 njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Koronavirusi ka vrarë më shumë se 112 njerëz në Shtetet e Bashkuara në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën në 414 vdekje, sipas llogaritjes së Universitetit Johns Hopkins, të përdorur si referencë kombëtare.


Nju Jorku, më i prekuri
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, raportoi këtë të diel 5,429 raste të reja të coronavirusit në shtet, i cili arrin më shumë se 15 mijë infeksione dhe 114 vdekje nga pandemia.
Nga këto raste, 6,927 korrespondojnë me New York City, i cili është i konsoliduar si fokusi kryesor i virusit në vend.
Florida, një fokus tjetër
Numri i rasteve të konfirmuara të coronavirusit në Florida u rrit me 67 nga e shtuna, duke shkuar nga 763 në 830, dhe rastet fatale u rritën nga 12 në 13, sipas raportit të parë këtë të dielë nga Departamenti i Shëndetësisë i Shtetit.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...