Delta Air Lines ka ofruar një shpërblim prej 30,000 dollarë për çdo pasagjer që ndodhej në bordin e një avioni që u ul në Toronto të hënën, pas një incidenti ku të gjithë udhëtarët mbijetuan pa lëndime.
Avioni, i cili udhëtoi nga Minneapolis në SHBA, rrëshqiti përgjatë pistës gjatë uljes në qytetin kanadez dhe përfundoi duke u kthyer me kokë poshtë, pas disa flakëve.
Pasagjerët përshkruan momentet e panikut, por shumica prej tyre dolën të paprekur nga aksidenti.
Shkaku i ngjarjes ende mbetet i paqartë dhe po hetohet nga autoritetet përkatëse.
Në aeroplan ishin 76 pasagjerë dhe katër pjesëtarë të ekuipazhit.
Zëdhënësi i Deltas ka thënë se paratë e ofruara nuk ndikojnë në të drejtat e klientëve, raporton BBC.
Punëtorët teknikë në Prishtinë pezullojnë grevën pas pranimi...
Përurohet investimi prej 9.15 milionë euro për sistemin e uj...
Gjakovë: Drejtori i shkollës nën hetime për dyshime për ngac...
Kurti takohet me zyrtarin e NATO-s, diskutohet krijimi i Xha...
Qeveria shpalos Pakon për Mbeturinat, Kurti: Janë ndarë 1 mi...
Kurti: Serbia s’ka dorëzuar Kadastrin e Kosovës, BE-ja finan...