Kreu i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar “të vërtetën” në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.
Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres tha për BBC se ka frikë që zhdukjet e tilla do të bëhen më të rregullta dhe do të bëhen “normalja e re”, transmeton portali arbresh.info.

Khashoggi, një kritik i qeverisë saudite, është zhdukur pa gjurmë me 2 tetor pasi vizitoi konsullatën në Stamboll.
Arabia Saudite thotë se akuzat që ata kanë urdhëruar vrasjen e tij janë gënjeshtra.
Ministri i Brendshëm, Princi Abdulaziz bin Saud bin Naif bin Abdulaziz, në citate të raportuara nga agjencia zyrtare e shtypit Saudite të premten, tha se mbretëria ishte gjithashtu e gatshme të zbulonte “të gjithë të vërtetën”, por shtoi se akuzat që kishte dhënë urdhër për të vrarë Z. Khashoggi ishin “të pabaza”./Arbresh.info/
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...