Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk ka miratuar draft-rezolutën e iniciuar nga Rusia ku dënohej “agresioni i SHBA-ve dhe aleatëve të saj kundër Republikës Arabe të Sirisë dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar”.
Pro rezolutës përveç Rusisë votuan edhe Kina e Bolivia. Tetë vende votuan kundër ndërsa katër abstenuan.
Që një rezolutë të kalojë nevojitën së paku nëntë vota pro dhe të mos ketë veto nga Rusia, Kina, ShBA-ja Britania, apo Franca.
Jaafari gjithashtu ka prezantuar tri kopje të kartës së OKB-së duke theksuar pozicionin e organizatës në raport me ligjin ndërkombëtar duke u sugjeruar SHBA-së, Britanisë e Francës “ta rilexojnë”. Ai tha se “sulmi në Siri ishte sulm në tërë Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.
I propozuar nga dy degë, Arben Gashi kandidat për deputet në...
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona
Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përg...
Familjarët e viktimave nga zjarri në Koçan: Nuk do të lejojm...
Vazhdon të bie çmimi i naftës, sot edhe më lirë se dje
Rama: 9 Maji nuk është vetëm festa e Europës, por një moment...