Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) miratoi vendimin i cili nga viti 2021 do të ndalojë produktet plastike njëpërdorimëshe, që paraqesin problemin më të madh në luftën kundër mbeturinave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këshilli njoftoi se ka miratuar rregulloren që ndalon përdorimin e produkteve plastike njëpërdorimëshe, që paraqesin sasinë më të madhe të hedhurinave në dete dhe brigje.
Produktet që do të ndalohen në tregjet e BE-së nga viti 2021, të cilat kanë alternativa të përshtatshme, përfshijnë pambukët për veshë, thikat dhe pirunët plastikë, pjatat, pipetat, përzierësit e pijeve, shkopinjtë e balonave dhe kapakët e produkteve ushqimore.
Sipas vendimit, shtetet e BE-së do të jenë të detyruara që deri në vitin 2029 të mbledhin 90 përqind të shisheve të plastikës.
Ndalesa më herët është miratuar edhe në Parlamentin Evropian.
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...