Presidenti amerikan Donald Trump qysh gjatë fushatës dhe me marrjen e mandatit ka nisur ‘ të kërcënojë’ shtete të tjera lidhur me tarifat që parashikohen.
Në valën e reagimeve, presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka paralajmëruar administratën amerikane të Trump se në rast ndryshimesh tarifash ndaj produketeve braziliane, do të kenë kundërpërgjigje. Lula u shpreh se e ka uruar presidentin Trump për fitoren dhe se të dy duhet të kenë respekt për njëri- tjetrin pasi janë zgjedhur në mënyrë demokratike.
Lidhur me një takim mes tyre, presidenti u shpreh se nuk ka ende një mundësi për takim të afërt mes tyre.
“Është shumë e thjeshtë: nëse ai takson produktet braziliane, ne do të hakmerremi,” deklaroi Lula gjatë një konference për shtyp në Brazil.
Lula gjithashtu kritikoi vendimin e presidentit amerikan për të tërhequr SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, duke e quajtur atë një “kthim prapa për qytetërimin njerëzor”.
“Refuzimi i Marrëveshjes së Parisit dhe ndalimi i financimeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë janë hapa prapa për njerëzimin,” tha ai.
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...