Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus u takua në Pallatin e Montclo-s me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez për të diskutuar operacionin e kryer pas shpërthimit të hantavirusit në anijen turistike “MV Hondius”.
Tedros vlerësoi se OBSH-ja kërkoi ndihmë nga Spanja, sepse situata i tejkaloi kapacitetet e Kepit të Gjelbër, i cili në atë moment ishte më afër vendndodhjes së incidentit, raportoi “El Pais”.
Megjithatë Tedros minimizoi rrezikun e një epidemie më të gjerë, duke deklaruar se “aktualisht nuk ka asgjë që të tregojë një përhapje më të madhe” të virusit, por paralajmëroi se situata është ende duke u monitoruar për shkak të periudhës së gjatë të inkubacionit.
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...