Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për dialogun: Finalja të jetë njohja reciproke

14:15 | 12 Maj 2026
E.G

Zëvendëskryeministri në detyrë, Glauk Konjfuca, bashkë me Kryenegociatorin, Agron Bajrami, kanë takuar sot në ambasadën e Kosovës në Bruksel, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Konjufca ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për avancimin e dialogut për normalizim me Serbinë.

Ai ka shtuar tutje se Kosova mbetet e përkushtuar për angazhim kontruktiv dhe synim që dialogu me Serbinë të mbyllet me njohje reciproke.

“Së bashku me Kryenegociatorin tonë Agron Bajrami, riafirmuam se Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive, me qëllimin e qartë për të përfunduar procesin përmes njohjes së ndërsjellë”, ka thënë Konjufca./Arbresh.info